Pas denoncimit të kryefamiljarit Tanush Sefgjini, më në fund autoritetet kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin në Trodhen të Bushkashit në Ulëz, i cili vijon prej katër ditësh.
Mësohet se mbi 25 forca ushtrie kanë mbërritur për të shuar zjarrin që rrezikon katër banesa. Sipas raportimeve nga vendngjarja, mësohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe po mbahet larg banesave.
Ndërkohë sjellim në vëmendje se pak orë më parë, kryefamiljari Tanush Sefgjini tha që deri në ato moment askush nuk kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, pavarësisht se ai vijonte prej disa ditësh dhe ndodhej vetëm pak metra larg banesës.
Zoti Segjini tha se ishte lodhur duke luftuar me flakët që prej ditës së djeshme, ndërkohë që fëmija i tij ishte asfiksuar nga tymi. (D.D/Shuplaka)