Policia ka arrestuar shtetasin Liars Alisha, 25 vjeç banues në Cërrik. Arrestimi është bërë pasi ai akuzohet se ka kanosur me armë një të ri dhe e ka përplasur me makinë më pas.
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.
Më pas shtetasi Liars Alisha në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip BMË me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip Benz me targa BH 360 HT drejtuar nga shtetasi A.K.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMË dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ;
Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe” parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal. (B.H/Shuplaka)