04:43 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luiza Gega nuk flet për dëmtimin, trajneri: Shkak infrastruktura e munguar

11:31 | 09/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëmtohet Luiza Gega, Shqipëria pa asnjë përfaqësues në Botërorin e Atletikës në Londër

Dëmtimi në momentet e fundit i atletes Luiza Gega ka bërë që Shqipëria të mos ketë asnjë sportistë në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Londër.

Dëmtimi i Gegës ka ndodhur në mënyrë disi enigmatike dhe deri më tani nga vetë sportistja nuk ka një reagim.

Më datën 1 gusht, vetë Gega në konferencë për shtyp deklaroi se do të jepte maksimumin në këtë kompeticion dhe se pretendonte të shkonte në finale në garën e 3000 m/p.

Po kjo dëshirë e atletes është ndërprerë në mes për shkak të dëmtimit. Ndërkaq trajneri i atletes, Taulant Stërmasi ka reaguar për gazetën ‘’Panorama sport. Ai shprehet se është një zhgënjim i madh kjo që ka ndodhur.

 “Erdhi dëmtimi në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm.

Jemi munduar që të evitojmë dëmtimet pasi ishte e vetmja gjë që mund të ndalte Luizën në progresin e saj në garën e saj të 3000 m/p. Po kalonte një formë shumë të mirë sportive, por ndonjëherë nuk është fati me të. Sigurisht, dëmtimi vjen për disa shkaqe të parashikuara e të paparashikuara. Infrastruktura e munguar ka qenë një nga shkaqet kryesore që la jashtë këtij Botërori Luizën.

Në këto raste, unë e Luiza jemi të vegjël para këtyre problemeve që sado të mundohemi, nuk ngelin zgjidhjet në dorën tonë. Jemi vërtet të mërzitur pasi rezultatet e Luizës në “Diamond League” në Oslo 9.26.05 dhe në Bursa Turqi 1 muaj më parë me kohën 9.29.18 i jepnin atletes tonë kualifikimin për në finale”, deklaroi Stërmasi në reagimin e tij për gazetën.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: atletjaluiza gegasportistja
Pas

Aksidentohet rëndë gazetari Armir Mehaj

Para

Byzylykët elektronikë, Drejtori: 90 të dënuar pasi lexuan lajmin tentuan t’i heqin

Para
Byzylykët elektronikë, Drejtori: 90 të dënuar pasi lexuan lajmin tentuan t’i heqin

Byzylykët elektronikë, Drejtori: 90 të dënuar pasi lexuan lajmin tentuan t'i heqin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.