07:07 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5 moderatoret që janë zhdukur nga ekrani, ç’ndodh tani me to

09:36 | 10/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 moderatoret që janë zhdukur nga ekrani, ç’ndodh tani me to

Ka disa emra që në media kanë ‘humbur’ kohët e fundit dhe disa nga ndjekësit e tyre të dikurshëm mund të jenë bërë kuriozë.

‘’Xing.al” sjell pesë prej moderatoreve që nuk janë më pjesë e ekraneve dhe se çfarë bëjnë ato me jetën e tyre tashmë.  

Një pjesë e mirë e tyre të lodhura nga prania intensive në ekran kanë zgjedhur që të vënë në fokus jetën familjare dhe fëmijët e tyre.

Ermira Causholli

Me siguri ju kujtohet Ermira Causholli, moderatorja e emisionit “Histori Dashurie” në Vizion Plus. Ndonëse qëndroi për disa sezone në publik, emisioni që kishte në thelb histori të suksesshme dashurie u mbyll. Emra të njohur të ekranit, politikës dhe shoëbiz rrëfyen historitë e tyre të dashurisë, njohjet, martesat e lumtura dhe sekretet e marrëdhënies. Pas mbylljes së tij Ermira qëndroi për disa kohë në heshtje, ndërsa aktualisht punon në “Ora Neës”.

Suela Demiri

E ëmbël dhe e dashur me fëmijët, Suela Demiri ishte figura e përkryer për të drejtuar spektaklin “Gjeniu i Vogël”. Moderatorja u impenjua për disa edicione në drejtimin e talentshoë-t për fëmijë, derisa u zëvendësua nga Rudina Magjistari. Suela u shfaq si spikere lajmesh në TV Klan, e më pas në Top Channel, derisa vendosi të tërhiqej nga ekrani. Sot ajo bën një jetë private larg medias.

Aida Shtino

Aida Shtino ka qenë një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri, për disa vite me radhë. Në drejtim të emisionit “Njerëz të Humbur”, Shtino ka arritur të zgjidhë shumë çështje të së shkuarës që kishin mbetur në harresë, ka bashkuar qindra familje dhe madje në ndonjë rast ka arritur të zgjidhë krime të ndodhura brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Por pas largimit nga TVSH, ku Aida u shfaq për herë të fundit ajo u “zhduk” nga ekrani. Sipas të dhënave që kemi deri tani, moderatorja i është përkushtuar jetës private, djalit të saj dhe po relaksohet.

Zana Çela

U njoh si kumbara e talenteve, pasi drejtonte një nga emisionet e para që kishin si qëllim promovimin e artistëve të rinj. Po flasim për Zana Çelën, e cila për disa vite me radhë drejtoi në TV Klan spektaklin “Star Akademi”. Moderatorja e vazhdoi eksperiencën e saj në televizion edhe me spektakle të tjera, derisa si përfundim hoqi dorë. Sot Zana është drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit.  

Enki Braçaj

U bë e famshme për shfaqjen e saj topless në ekran, por tashmë Enki Braçaj është harruar. Spikerja e lajmeve u shfaq për herë të parë në “Zjarr TV”, ku me një xhaketë të zbërthyer dhe pa asgjë poshtë saj informonte publikun me ndodhitë e ditës, madje drejtonte edhe një emision. Ndërsa sot, veç festave, club-eve dhe videove “live” në Instagram, Enkin nuk e kemi parë askund tjetër.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: cpo ndodhEKRANImoderatoret
Pas

Drogë në bahçen e shtëpisë, arrestohet 52-vjeçari në Selenicë të Vlorës (VIDEO)

Para

Rama publikoi raportin për Tiranën, Vasili: Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri

Para
”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

Rama publikoi raportin për Tiranën, Vasili: Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç'ndodh në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

IOM: Të paktën 60 persona dyshohet se janë zhdukur në dy përmbytje vdekjeprurëse anijesh pranë Libisë

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.