02:02 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Alarmi se rrezikohemi nga tërmetet, ironia e fortë e Ylli Dylgjerit: Atë që s’e parashikon amerikani e japonezi e parashikon Prençi

15:45 | 10/08/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”T’i thuash mitingut të LSI dje Parti e Vogël, është njësoj si t’i thuash krokodilit-hardhucë”

Pas paralajmërimit të frikshëm të kreut të  Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, se vendi ynë rrezikohet tani nga lëkundje të forta sizmike si ato të vitit 1967, ka ardhur dhe reagimi i Ylli Dylgjerit.

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, shkruan me ironi se atë që nuk e parashikon amerikani apo japonezi e parashikon Prençi.

POSTIMI I DYLGJERIT:

Magjistari Prençi( Shemsi) parashikon tërmet!

Po, po, edhe si tërmeti i vitit 1967 -na thotë. Shkon dhe më tej me krahasime shkencore. Tërmetet thotë Prençi kthehen 1 herë në 50 vjet! Mirë që s’thotë që ngjajnë dhe me diktaturat! Por jo! Atë që se parashikon amerikani e japonezi e parashikon Prençi. 
Sapo e lexova këtë lajm në BallkanËeb, që më rëntë termeti, mora në telefon nje Profesor të njohur të fushës. E lexove Prençin se ç’thotë për termetin që pritet të bjerë së shpejti- e pyes.
Po-më thotë, dhe më tregon një histori të jetuar të termetit të vitit 63 në Shkup.
Kur ra termeti i Shkupit më tregon profesori, dridhjet kishin ditë qe trondisnin qytetin. Popullsia e alarmuar kish braktisur shtëpitë e gdhihedhin jashte në lulishtet pranë pallateve. Situata e rendit dhe panikut po i dilte nga duart autoriteteve të qeverisjes. Atëhere Jugosllavinë e drejtonin komunistët. Kështu, u morr një vendim nga Komiteti i Partisë në Shkup që të qetësohet populli. Dhe kështu u bë. U dha një urdhër që Drejtori i Institutit Sizmologjik të dilte në media e të qetësonte publikun. Urdhëri i partisë nuk diskutohej. Drejtori shkencëtar, del në mbremje e u thotë njerzve që të kthehen në shtëpi se nuk ka tërmet. Dikush e besoi e hyri në shtëpi. Por …atë në natë në zbardhur ndodhi hataja e madhe qe njihet si Termeti i Shkupit.
Demet ishin të mëdha. Pallate të tera ishin shëmbur. Atë mëngjez del nga shtëpia e tij gjysëm e prishur edhe Prifti i Shkupit. Kish marrë rrugën drejt kishës së rrënuar. Pasi bën ca rrugë, përballet rastësisht me Drejtorin e Sizmologjikes. 
Mirëmëngjez Uratë- e përshëndet Drejtori
Mirëmëngjez shkenctar- ia kthen Urata
Unë shkencëtar? Po të isha nuk do ndodhte ky qamet- ia kthen Drejtori
Të ndoqa mbrëmë – i thotë Urata dhe kam një këshillë për Ty. Bëj kujdes kur flet për këto punë bir! Sa më dëgjon kur lutem Unë Ai lartë, aq të degjon kur flet edhe Ty Ai poshtë.
Ndaj kujdes zoti Prençi. Nuk të degjon edhe Ty 
“ky poshtë”.

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Dylgjeri
Pas

“Ballisti”, argumentat e Shqipërisë për Zagrebin: Pse nuk duhet ekstraduar në Serbi

Para

Kërkesat për azil, drejtori i kufirit të Ohrit zbulon metodën e re të shqiptarëve për t’u larguar (VIDEO)

Para
Kërkesat për azil, drejtori i kufirit të Ohrit zbulon metodën e re të shqiptarëve për t’u larguar (VIDEO)

Kërkesat për azil, drejtori i kufirit të Ohrit zbulon metodën e re të shqiptarëve për t’u larguar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.