20:43 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nard Ndoka kundër Shehit dhe Mediut për ministrat teknikë: Nuk duhet të largohen, i japin seriozitet marrëveshjes

17:21 | 10/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nard Ndoka kundër Shehit dhe Mediut për ministrat teknikë: Nuk duhet të largohen, i japin seriozitet marrëveshjes

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se ministrat teknikë nuk duhet të largohen nga qeveria deri në formimin e qeverisë së re. Ai ka dalë kundër leatëve të tij, Mediu dhe Shehi, të cilët thanë se largimi duhej të bëhej sa më shpejt.

Sipas Ndokës, qëndrimi deri në formimin e qeverisë së re i jep seriozitet marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës.

“Normalisht, ajo është një marrëveshje politike, serioze dhe e rëndësishme për opozitën, pavarësisht problemeve që u evidentuan në zgjedhje me vjedhje vote etj. Unë mendoj se ministrat teknikë duhet të vazhdojnë detyrën që kanë marrë deri në ardhjen e qeverisë së re. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi tërheqja e tyre në këtë moment. Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për opozitën. Përkundrazi, qëndrimi deri në fund në detyrë i ministrave tregon respekt ndaj asaj marrëveshjeje që u votua edhe në Parlament. Këto janë thirrje të dëshpëruara dhe për të bërë politikë në 42 gradë celsius. Tërheqja e ministrave nuk i jep rëndësi dhe seriozitet marrëveshjes, që e thashë se ishte shumë e rëndësishme për opozitën. Vazhdimi i detyrës nga ana e ministrave është dhe një detyrim kushtetues dhe tërheqja nga detyra është edhe braktisje e përgjegjë- sisë që ata kanë marrë”, ka thënë Ndoka në një prononcim për “Panoramën”.

I pyetur nëse e sheh të mundshme një bashkëqeverisje mes PS-së dhe PD-së, kreu i PDK u shpreh:

“Kjo kërkon një debat politik më të gjerë, por nuk mendoj se është në interes të opozitës një bashkëqeverisje e PD-së me PS-në. Nisur nga problematikat që u panë dhe u evidentuan në zgjedhje, unë e shoh një mision të pamundur bashkëqeverisjen”. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: nard Ndoka
Pas

Memorial në kampin famëkeq të Tepelenës, më 30 gusht përkujtohen të ekzekutuarit nga regjimi komunist

Para

20 vjet nga zhdukja e floririt në Kërrabë, si u vodh thesari i shtetit në 1997-ën?

Para
20 vjet nga zhdukja e floririt në Kërrabë, si u vodh thesari i shtetit në 1997-ën?

20 vjet nga zhdukja e floririt në Kërrabë, si u vodh thesari i shtetit në 1997-ën?

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.