18:33 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zv.ministrja e Brendshme shkon në Elbasan, shikon nga terreni si është situata me zjarret. Cili është MESAZHI i saj për emergjencat civile

18:04 | 10/08/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv.ministrja e Brendshme shkon në Elbasan, shikon nga terreni si është situata me zjarret. Cili është MESAZHI i saj për emergjencat civile

Ditët e fundit edhe Elbasani ndodhej në një situatë të vështirë për shkak të zjarreve. Zv.Ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, ka zhvilluar sot një takim me strukturat përgjegjëse për monitorimin e situatës në prefekturën e Elbasanit.

Gjatë këtij takimi, Voda ka shprehur mbështetjen e MPB dhe Qeverisë në situatën e krijuar dhe ka premtuar që shpejt në muajt që pasojnë, do të ndërmerren hapat e nevojshme për të zgjidhur çështjet emergjente.

“Ne kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe sigurisht që pushteti qendror është dhe do të mbetet gjithmonë aleat i pushtetit vendor. Problemi është të gjejmë zgjidhjet bashkë dhe kemi shansin që në shtator, kemi krijimin e një qeverie të re e patjetër që do të kemi një program të ri qeverisës, i cili na jep shpresë që këto ide që kemi, këto problematika që kemi, t’i shtrojmë dhe t’i bëjmë pjesë të një programi të suksesshëm qeverie”, tha Voda.

Ndërkohë, zv.ministrja vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet strukturave në gjirin e Komisionit të Emergjencave Civile dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë pa asnjë ndërprerje.

 “Drejtoria e Emergjencave Civile në MPB dhe strukturat që merren me koordinimin dhe planëzimin e emergjencave, është e gjitha në krye të detyrës, për t’ju ardhur në ndihmë, koordinuar me të dhe gjithë strukturat e tjera, në radhë të parë për të mos pasur dëme në njerëz dhe për të minimizuar dëmet materiale që shkaktojnë këto zjarre.

Mesazhi është i qartë, në vazhdojmë të punojmë 24 orë në 24 për të marrë informacionet që vijnë nga çdo cep i territorit për çdo vatër zjarri që identifikohet nga burimet tona, por sigurisht edhe nga njoftimet tuaja”, u shpreh zv.ministrja Voda.

Mësohet se në takimin e zhvilluar në Elbasan morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, drejtori i Përgjithshme i MZSH, Alfred Kristulli, dhe drejtori i Koordinimit me Prefekturat Bekim Muratisi edhe disa prej përfaqësuesve më të lartë të pushtetit vendor, anëtarë të Komisionit të Emergjencave Civile. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: elbasanministria e brendshmeRovena Vodazjerret
Pas

Çudia, të shënosh pa prekur topin(VIDEO)

Para

Situata politike në Kosovë, BE bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Nuk ka kohë për të humbur

Para
Situata politike në Kosovë, BE bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Nuk ka kohë për të humbur

Situata politike në Kosovë, BE bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Nuk ka kohë për të humbur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.