Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për zjarret, e para deklaratë e tij për këtë çështje.
Berisha ironizon duke thënë se Rama prishi për herë të parë disa minuta nga pushimet, për të reaguar lidhur me zjarret, që kanë përshirë Shqipërinë nga të katër anët. Dhe reagimi vjen përmes Facebook-ut.
Ish-kryeministri shkruan me ironi se Rama ka gjetur metodën për të shuajtur zjarret, duke kujtuar edhe deklaratën e kreut të Emergjencave Shemsi Prençi, që Shqipëria është në rrezik tpër tërmete të rrezikshme sit ë 1967-ës.
KOMENTI I BERISHËS
Noriega sot nga Dhermiu shuajti zjarret, jo me uje por me termete dhe klithma dixhitale!
Te dashur miq, nje muaj pasi heshti si fije bari, ne kohe kur qindra e qindra vatra zjarri kane djegur mijra hektare pyje, ullishte dhe kullota ne te kater anet e vendit, pasi nuk shqiperoi nje here te vetme gjate gjithe kesaj vere fjalet “zjarr”, “flake”, “djegie”, me ne fund Noriega prishi pese minuta pushimet dhe foli me nje status ne FB. Ne fjalen e tij ne FB dhe jashte tij Noriega tha:
– gjate kesaj vere, si rezultat i funksionimit te narkoshtetit jane shuajtur si kurre me pare 98% te te gjitha zjarreve pa djegur nje dru te vetem (pra perseriti statistiken e tij kanabiste, sipas te ciles ne vend jane shkatrruar 99% e te gjitha bimeve te kanabisit).
– Rama nuk tha sot se “fajin e ka Saliu” as dhe “zjarret i ka vene Saliu”. Por perseri gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Prandaj ai perseri deklaroi se fajin per zjarret e kane “klthmat dixhitale”, vetkuptohet te Saliut.
Se fundi, Rama gjeti mjetin me origjinal, me te fuqishem dhe me brutal e pothuaj nuklear per shuarjen e zjarreve; termetet!!
Ai sot nuk mallkoi shqiptaret “ju rafte termeti ju rafte”, por u tha atyre me me civilitet “harroni, apo mos flisni per zjarret se do ju vine termetet”! Aferim Edvin havaja Aferim! (D.D/Shuplaka)