17:26 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Roland Bejko: Qeveria me indiferentizëm kriminal për zjarret, nuk mjafton puna e dy zjarrfikëseve

22:46 | 10/08/2017
në Te Gjitha
0
“Rama po bën një puç institucional, me spiunët po i kthen institucionet në një strukturë të stilit Maoist”

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër Roland Bejko, ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë territorin e bashkisë së Dropullit ditën e sotme.

Bejko bën me faj qeverinë me në krye kryeministrin Rama, të cilit i bën thirrje të braktisë pushimet.

“Ne keto kushte te veshtira qe kalon vendi, Kryeministri dhe obortaret e tij duhet ta lene shullimin buze deteve dhe te shpallin gjendjen e jashtezakonshme. Kjo do bente te mundur mobilizimin maksimal te te gjitha strukturave shteterore, qendrore dhe lokale, kompanite private me mjetet e tyre, ushtrine, policine, dhe qytetaret.”, shkruan kreu i PD-së në Gjirokastër.

Ndër të tjera, Bejko shprehet se zjarret në Gjirokastër kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur qindra mijëra pyje e kullota por edhe sitet muzeale dhe arkeologjike, kishat dhe manastiret e vjetra nuk kanë mbetur pa prekur.

REAGIMI I BEJKOS

DROPULLI I PËRFSHIRË NGA FLAKËT NËN INDIFERENTIZMIN KRIMINAL TË QEVERISË !

Ne nje video te postuar ne faqen e tij ne facebook ku duken qarte flaket qe kane perpire pothuajse gjithe territorin e bashkise Dropull, nje qytetar ka nxjere zbuluar kapitullimin pa kushte te pushtetit perballe kesaj situate te jashtzakonshme zjarresh:

“Zjarri vazhdon pa problem askush se ruan per te” -shkruan qytetari.

Ka disa dite qe faqet e maleve qe nga fshatrat Jergucat, Grapsh, Gorice,dhe deri ne Terihat jane djegur komplet. Pjesa nga mbrapa qafes se muzines nga rruga e vjeter e Delvines gjithashtu eshte djegur dhe vazhdon te digjet komplet. Ne Bularat itensiteti i flakeve vazhdon te perhapet me shpejtesi te madhe pergjate gjithe malit.

Edhe pse diten e djeshme jane pare te leviznin ne zone dy avione greke, zjarri perseri nuk eshte shuar. Sic e ka zene, ne gjeresine e siperfaqes qe eshte shtrire, flaket do arrijne shume shpejt ne Kakavie.

Demi qe ka shkaktuar zjarri ne rrethin e Gjirokastres eshte i jashtzakonshem. Jane djegur pyje dhe kullota ne qindra mijra hektare duke shkaktuar nje dem ekonomik dhe ekologjik te pallogaritshem. Flora dhe fauna, por edhe sitet muzeale dhe arkeologjike, kishat dhe manastiret e vjetra, të shumta në numër brenda këtij perimetri të përflakur jane te ekspozuara perballe rrezikut të djegies.
Askush nuk i mbron.

Ne kete situate Qeveria shqiptare me te gjitha strukturat e saj te emergjencave civile ne nivel qendror dhe ne nivel lokal ka nenshkruar nje kapitullim total!

Policia e shtetit, bashkite dhe ndermarjet pyjore me gjithe personelin e tyre te fryre nuk kane qene ne gjendje ta parandalonin zjarrevenien dhe as te zbulonin piromanet e mundshem.

Prefekti si autoriteti me i larte pergjegjes ne nivel lokal se bashku me kryetaret e bashkive, kane qene inegzistetnte. Nuk mjafton puna e dy zjarrefikseve te Gjirokastres per ti bere balle nje masakre te tille.

Ligji i emergjencave civile, por edhe ligji i organizimit dhe funksionimit te pushtetit lokal dhe sidomos ligji mbi Prefektin, i kanë parashikuar qartë fazat e organizimit dhe te marrjes se masave për parandalimin e fenomeneve te rrezikshme natyrore si permbytjet, zjarret, ngricat, rreshqitjet e dherave etj. Por, per fat te keq asgje nga keto faza organizimi nuk eshte bërë në kohë, për të mos thënë që nuk janë bërë fare, mbledhje, organizime, planifikime etj.

Dhe per pasoje, sot, gjithe piramida e pushteteve ka zgjedhur te beje indiferentin perballe pamundesise per te parandaluar dhe ndaluar fenomenin e zjarrevënieve. Kjo piramide e korruptuar dhe e paafte pushtetesh,te ndihmuar dhe nga shumica e mediave prane tyre, po fshehin sot koken ne rere si struci per te mos u dalluar nga qytetaret qe therasin per ndihme me shpresen se lutjet e tyre do ti degjoije zoti qe mandej tju dergoje ndonje pikë shi per te shuar flamen e zjarreve.

Ne keto kushte te veshtira qe kalon vendi, Kryeministri dhe obortaret e tij duhet ta lene shullimin buze deteve dhe te shpallin gjendjen e jashtezakonshme. Kjo do bente te mundur mobilizimin maksimal te te gjitha strukturave shteterore, qendrore dhe lokale, kompanite private me mjetet e tyre, ushtrine, policine, dhe qytetaret.

Nje indiferentizem i tille eshte kriminal! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dropullgjirokasterroland bejkozjarre
Pas

 Çfarë nuk duhet të hani kur jeni me stomakun bosh

Para

Senatori amerikan John McCain propozon “strategjinë të re për sukses” në Afganistan

Para
John McCain takon Lulzim Bashën (FOTO)

Senatori amerikan John McCain propozon “strategjinë të re për sukses” në Afganistan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.