Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit, Majid Takht Ravanchi deklaron se muxhahedinët që ka strehuar Shqipëria kanë kryer krime.
“Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste.
Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt. Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup” – deklaroi ai për “Albanian Daily News“.
Shqipëria ka strehuar mbi 2 mijë muxhahedinë, që ndiqen nga regjimi në Iran, ndërsa kanë ardhur me grupe.
Ndërkohë që ambasada e Iranit dje ka reaguar përmes një e-mail për media, për lajmin se në Shqipëri është infiltruar terroriszmi iranian. Amabasada e këtij vendi e mohoi kategorikisht që diçka etillë të jetë e vërtetë.