Kryeministri Rama ka reaguar përsëri në lidhje me zjarret. Ai këtë herë ka zgjedhur një foto të dy ushtarëve të rinj që po luftojnë me flakët në disa vatra të krijuara në vend dhe i ka konsideruar heronj.
Teksa vlerëson punën e tyre, Rama thotëse se Vangjeli dhe Ornela janë dy nga shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret.
“Ushtar i I, Vangjeli Limallari, 20 vjeç dhe
Ushtar i I, Ornela Shaba, 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese”, shkruan Rama.
Shqipëria po përjeton një situatë të rëndë prej një muaji me zjarret.
Mungesa e kapacitetve të mjaftueshme për shuarjen e tyre ka bërë që flakët të djegin sipërfaqe të konsuderueshme me pyje por jo vetëm.
Në aksionin për shuarjen e flakëve është përfshirë edhe ushtria. (B.H/Shuplaka)