Dita e sotme ka qenë një ditë zie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo sepse motra e tij, Hajrie Ram Osmani ka ndërruar jetë.
Ish-kreu i PD-së thuhet se kishte një marrëdhënie të ngushtë me motrën e tij Hajrien, për shkak se ajo është kujdesur për të dhe vëllain e tij kur ishin të vegjël.
“Në familje ajo ishte mbretëresha”, kështu është shprehur kohë më parë Berisha në një emision televiziv.
“Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte”, janë fjalët e tij.
Hajria ishte motra e vetme e liderit historik të PD-së. Ajo banonte në kodër Kamëz me familjen e saj, ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet që sollën vdekjen e saj. Lajmin e hidhur e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale miq të familjes.
Ndoshta vdekja e të motrës, është arsyeja pse Berisha nuk ka patur asnjë reagim gjatë ditës së sotme në Facebook, gjë që është e habitshme për të pasi ai është gjithmonë shumë aktiv, me disa postime në ditë.
Sali Berisha dhe Hajrie kishin edhe një vëlla të quajtur Selim, i cili është ndarë nga jeta që në kohën e regjimit komunist. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post