Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet për pushime në Dhërmi, ashtu siç kishte paralajmëruar. Pas fushatës intensive për zgjedhjet e 25-qershorit dhe dëgjesave publike për një muaj rresht, kryeministri Rama ka gjetur më në fund kohë për të shpenzuar me familjen e tij, mbi të gjitha me djalin e vogël Zahon.
Mbrëmjen e sotme, Rama ka publikuar një foto në instagramin e tij, ku shihet sëbashku me Zahon duke shëtitur. Ndërsa shëtit me të, Rama i veshur me një bluzë të Pharrel, e mban të birin mbi qafë. Këto janë të paktat ditë për kryeministrin shqiptar për t’i kaluar me Zahon, sepse pasi të rikthehet në krye të detyrës në shtator, do të ketë shumë pak kohë për t’i kushtuar të birit. (D.D/Shuplaka)