Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e Realit në El Clasicon që do të luhet të dielën në kuadër të takimit të parë të Superkupës së Spanjës. Kjo pasi ylli madrilen nuk është ende gati që të luajë për 90 minuta të plota.
Por, sulmuesi portugez i madrilenëve planifikohet që të luajë një pjesë pasi ka vetëm pesë ditë që është kthyer prej pushimeve verore.
“El Clasico” e parë do të duhet të startojë në ora 16:00 në stadiumin Nou Camp ndërsa takimi i kthimit do të luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu, ku pritet të luajë gjatë gjithë ndeshjes CR7.
Futbollisti ka luajtur vetëm dhjetë minuta në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Reali triumfoi kundër Manchester Unitedit me rezultat 2-1.
(E.K/SHUPLAKA)