Nuk janë të paktë turistët që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e nxehta të verës në Ksamil. Një pjesë e mirë e turistëve kanë zgjedhur këtë vend për shkak të bukurisë së bregdetit të tij.
Në këto foto të siguruara nga “Shuplaka” duket qartë se të gjitha shezlonget janë vendosur shumë pranë njeri-tjetrit, madje mund të themi edhe ngjitur midis tyre aq sa për turistët kjo është shqetësusese.
Por nuk mungojnë as çmimet e kripura. Çmimi i shezlongëve është jo i vogël, 8 mijë lekë të vjetra, por edhe pse kanë këtë çmim ato në asnjë moment nuk ngelen bosh.
Në fotot e mëposhtme çadrat shfaqen të vendosura në mënyrë të çrregullt sa njerëzve nuk iu duhet të kalojmë mes shezlongëve për të shkuar në breg të detit.
Madje ka edhe turistë që çohen me mëngjes dhe nuk gjejnë dot vende ku mund të bëjë banjo dielli pasi shumica e vendeve janë full. (J.V/Shuplaka)