Këngëtari, tani deputet i AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar në lidhje me shkrimet e ditëve të fundit të mediave në Kosovë, ku herë shkruhej se Behgjet Pacolli, biznesmenin e njohur, njëkohësisht kryetar i AKR-së kishte arritu marrëveshje me PAN, herë me parti të tjera.
Ai deklaron se titujt e medive kohëve të fundit thjeshtë kanë tentuar të përçajnë miqësinë mes subjekteve politike, ndërsa ka kujtuar se Behgjet Pacolli dhe AKR nuk janë për bllokadë politike dhe as japin ultimatum.
Ndërkohë ka kujtuar se Pacollin askush nuk mund ta mbajë me zor në koalicion nëse bashkëpunimi nuk është për të mirën e Kosovës. Në këtë aspect ai paralajmëron ata që duan të bëjnë koalicion me AKR-në se nuk do ta kenë aspak të lehtë me Pacollin.
POSTIMI I PLOTË:
Lideri im, Behgjet Pacolli!
Ky njeri, nuk ishte dhe as nuk është njeri i ultimatumeve.
Titujt gjatë këtyre ditëve, kanë qenë tituj për të përqarë miqësinë në mes të subjekteve Politike.
Behgjet Pacolli, e tha qartë se ne si subjekt politik, nuk i prijmë bllokadave, por zgjidhjeve politike, për të cilat si duket askujt nuk po i bëhet vonë nëse nesër fëmijët e tyre dhe fëmijët tanë nuk do të kenë libra për të vazhduar mësimin në Shtator.
Behgjet Pacollin, e vërtetë është që askush nuk mund ta mbajë me zor në koalicion, dhe as me atë nëse ai nuk shfaqë vullnet për të bashkëpunuar për të mirën e Kosovës. E ka dëshmuar këtë! Pra, ai kërkon zgjidhje, e jo bllokada.
Derisa kërkonin të bënin koalicion partitë politike, nuk u ndalnin së thirruri në telefon, si dhe çdo ditë trokisnjn në derën e tij, për të arritur marrëveshje politike për koalicion!
Andaj, mos e mendoni të lehtë punën me Behgjet Pacollin dhe as AKR-në, duke na injoruar pasi që ti kryeni punët kushdo qoftë sepse, gjithmonë dhe gjithë jetën për aq sa e kemi të caktuar të jetojmë, do ti duhemi Kosovës dhe të gjithë juve. Këtë ua garantoj.
Pra, mos ja bëni si ajo barcoleta, “Kalova gardhin e të dhjevsha kalin.”
Lërini miqësi dhe tregoni bashkëpunim për Kosovën se fundja mbi 22 milion euro donacion i ka dhuruar për fëmijët dhe spitalet Behgjet Pacolli, përderisa asnjëri nga ne kaq para nuk kemi dhënë për Kosovë, ne që jemi brenda Parlamentit tonë.
President, kam besim në ty dhe të jam besnik, por gjithnjë duke më besuar se jam vizionar i së ardhmes se këtij vendi.
Labinot Tahiri, Shërbëtor i vendit! (B.H/Shuplaka)