Ndeshja mes ekipit shqiptar nga Maqedonia, Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit, po pritet me një interes mjaft të madh nga shqiptarët sportdashës kudo ku janë, dhe jo vetëm në Maqedoni.
Kësaj here ka qenë kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti I cili ka përcjell një mesazh inkurjues për skuadrën.
Ahmeti shprehet se kjo është ngjarje shumë e rëndësishme për Shqiptarët e Maqedonisë. Ai ka thënë se lojtarët bartin në shpinë një histori, një përgjegjësi ndaj brezave të mëhershëm që me mund edhe me sakrifica edhe më të shumta bënë të mundur që Shkëndija të jetë kjo që është.
“Me kuqezinjtë e Shkëndisë drejt sukseseve të rradhës. Bashkë jemi më të forte”, shkruan Ahmeti.(B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/videos/1447212278648635/