Një i ri është dhunuar keq në Ksamil. E gjithë ngjarja është zhvilluar brenda lokalit ku ai punonte si kamarier.
Ndërkohë që dy personat që e kanë rrahur kanë qenë vëllezërit e pronares së lokalit ku i riu ishte punësuar.
Policia e Sarandes ka bërë shpalljen në kërkim të dy shtetasve, vellezer mes tyre, te cilet akuzohen për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.
Në kërkim janë shtetasit:
V.L., 27 vjeç, banues në Ksamil.
E.L., 41 vjeç, banues në Ksamil.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të tyre pasi më datë 13.08.2017, rreth orës 17:30, këta dy shtetas kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.M., pasi ky i fundit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, me pronaren e lokalit ku ishte i punësuar, me shtetasen A.S. (motra e shtetasve V.L dhe E.L.).
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parshikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)