08:23 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tare dhe trajneri e lanë jashtë ndeshjes së Superkupës, Keita: Jam tronditur psikologjikisht, do e mendoj të ardhmen

11:40 | 14/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tare dhe trajneri e lanë jashtë ndeshjes së Superkupës, Keita: Jam tronditur psikologjikisht, do e mendoj të ardhmen

Lënia jashtë ndeshjes së Superkupës e Keita Baldes ka shkaktuar polemika të shumta te klubi i Lacios. 

Përpara ndeshjes me Juventusin, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka sqaruar arsyen e vendimit për të lënë jashtë Keitanë: “Vendimin për Keitanë e morëm sepse lojtari nuk ka qenë i qetë, duke shfaqur disa dyshime në lidhje me prezencën e tij në fushë dhe trajneri vlerësoi dhe vendosi së bashku me ne që mos ta grumbullonim. Ky vendim i është pasqyruar edhe të gjithë pjesës tjetër të skuadrës. Shumë shpejt do ta sqarojmë situatën e tij”.

Më pas nuk ka munguar as reagimi i 22-vjeçarit i cili ka përdorur rrjetet sociale për t’u shprehur kundër këtij veprimi.

“Përjashtimi nga finalja e Superkupës së Italisë më ka zhgënjyer totalisht. Ishte ndeshja e parë e sezonit të ri dhe unë isha përgatitur shumë mirë për këtë takim, isha gati dhe në formë. Por ky është një vendim që ka marrë klubi, i cili nuk ka të bëjë aspak me çështje teknike. E gjithë kjo më ka shkaktuar një tronditje psikologjike, e cila më shtyn të nis të mendoj se duhet të marr një vendim tjetër për të ardhmen time”, shprehej futbollisti. 

Nga drejtuesit e Lacio-s është nxjerrë alibia se Balde mund të mos jepte 100% në fushë pas për të prej kohësh interesohet Juventusi dhe këtë e ka pranuar vetë drejtori i bardhezinjve, Marota, i cili është shprehur se Lotito e ka një ofertë në tryezë për senegalezin.

Por siç raportojnë mediat italiane ajo ofertë është hedhur poshtë pasi nuk korrespondonte me aftësitë e lojtarit. Për Keita Balde, Juventusi nuk është e vetmja e interesuar, por edhe rivalët e Interit kanë tentuar të bëjën të vetin futbollistin e Lacios.

Ndërsa në orët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet për një pistë angleze për lojtarin.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Igli Tarelaziosport
Pas

BE promovon axhendën e ndërlidhjes së Ballkanit për 2017-n (pa Shqipërinë), fotot e rrugëve që po bëjnë fqinjët

Para

Rëndohet trafiku te Mali i Robit, shkak përplasjet mes automjeteve, ndërhyn policia

Para
Policia thirrje për drejtuesit: Nesër bllokohet autostrada, kaloni nga Ndroqi,  Plepa dhe Krraba

Rëndohet trafiku te Mali i Robit, shkak përplasjet mes automjeteve, ndërhyn policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Kina zbulon një burim masiv energjie të fshehur nën tokën e saj që mund të ndryshojë të ardhmen

Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit/Shoferi shpëton mrekullisht

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.