08:00 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Senatorët amerikanë takojnë muxhahedinët që janë vendosur në Shqipëri, kryesuar nga Maryam Rajavi

14:46 | 14/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Senatorët amerikanë takojnë muxhahedinët që janë vendosur në Shqipëri, kryesuar nga Maryam Rajavi

Ndërsa gushti duket zakonisht një periudhë e qetë e vitit në politikë, ka ndodhur e kundërta për Iranin dhe zhvillimet mbi këtë “dossier” të debatueshëm ndërkombëtar.

Një delegacion senatorësh amerikanë ka udhëtuar drejt Tiranës këto ditë, për t’u takuar me udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që kryeson Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga “Huffington Post”, sipas së cilës, senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis kanë takuar edhe anëtarë të organizatës së popullit muxhahedin të Iranit në Tiranë.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës është një koalicion politik që kërkon ndryshim regjimi në Iran dhe konsiderohet si kërcënimi kryesor për mullahët e Teheranit.

“Senatorët, – citon “Huffington Post” një deklaratë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, – përgëzuan për zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të kampit të lirisë dhe iu uruan atyre sukses në betejën për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Iran”.

Vet opozitarja Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e palodhura të Senatit amerikan për mbrojtjen e mijëra opozitarëve dhe zhvendosjen e sigurtë të tyre në Shqipëri.

“Senatori Blunt, – nënvizon gazeta, – ka qenë mes disa udhëheqësve amerikanë, që dënuan rolin destruktiv të Iranit në Irak”.

Duke e cilësuar Teheranin si pjesë të problemit që po destabilizon Bagdadin dhe të gjithë vendin, Blunt ia bashkua nismës për transferimin urgjent të opozitarëve iranianë që mbaheshin në një ish-bazë ushtarake amerikane të njohur si Kampi Liria, afër kryeqytetit irakian.

Pas shumë vështirësish, opozitarët u transferuan jashtë Irakut, në një numër vendesh europiane, por pjesa më e madhe u vendosën në Shqipëri. Vizita e fundit e senatorëve vjen në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi Iranin, për mbështetjen nga ana e tij të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ajo, sipas analistëve, i dërgon një sinjal të fortë Teheranit për mënyrën sesi opozita po fiton terren.

Etiketa: muxhahedinesenatore
Pas

Kishte vrarë bariun në Fier dhe ishte dënuar me 25 vite burg, arrestohet në Hollandë shqiptari (EMRI)

Para

Tom Cruise e pëson keq, çfarë ka ndodhur me aktorin gjatë xhirimeve (VIDEO)

Para
Tom Cruise e pëson keq, çfarë ka ndodhur me aktorin gjatë xhirimeve (VIDEO)

Tom Cruise e pëson keq, çfarë ka ndodhur me aktorin gjatë xhirimeve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

Dy të vdekur në një sulm me thikë në Londër

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.