Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Divjakës, ku është mbytur një vajzë 12-vjeçare.
Mësohet se vajza po lahej në det bashkë me kushërirën me iniciale M.L, vetëm 11 vjeçe. Sipas policisë, dy vajzat po rrezikonin pasi një rrymë e fortë uji i kishte marrë me vete, ndaj një djalë 15-vjeçar ishte futur për t’i ndihmuar.Mirëpo 12-vjeçarja me inicialet G.A nuk arriti dot të mbijetonte.
Pasi ka nxjerrë vajzat në breg, edhe djali është transportuar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte mjaft e mirë. Djali kishte pirë shumë ujë gjatë momenteve që përpiqej të shpëtonte dy të miturat .
DETAJET E POLICISË:
Divjakë Informacion paraprak
Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerë në bregë të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën. Po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(D.D/Shuplaka)