Kishte ndryshuar emrin për t’i shpëtuar dënimit me 7 vite burg, mirëpo policia italiane arriti ta kapte sërish shqiptarin.
Mësohet se 48-vjeçari u rikthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin, për të bërë të mundur rikthimin në Itali pa qenë nevoja të shlyente dënimin me burg pas 3 urdhër-arresteve që rëndonin mbi të.
Shqiptari ndodhej në tregun e San Lorenzo-s në Firence dhe u kap nga policia mbrëmjen e kaluar gjatë një kontrolli rutinë.
Edhe pse shqiptari u dha policëve dha informacione rreth vetes për t’i shmangur ata, sërish u shfaq i dyshimtë.
Karabinierët vendosën të bëjnë një kontroll më të imtësishëm dhe zbuluan historinë e ndryshimit të emrit. Mandatet e arrestit ishin lëshuar nga magjistratët e Fierencës për dhunë në familje dhe vjedhje dhe shqiptari tani do të përgjigjet para drejtësisë për këto akuza. (D.D/Shuplaka)