Nga policia e Shkodrës është arrestuar një 23-vjeçar pasi ishte i dënuar nga gjykata me 3 vjet e 8 muaj burg. Pavlin Pergjegaj rezulton i dënuar për veprën penale”Kultivim i bimeve narkotike”.
DETAJE:
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar u bë e mundur ndalimi i shtetasit: Pavlin Pergjegaj, 23 vjeç, banues në fshatin Dush, Pukë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë me 22.06.2016, është shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Pukë, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, ku Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr. 226, datë 23.06.2016 e ka denuar me 3 vjet e 8 muaj burg. Materialet i kalojn për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.(J.V/Shuplaka)