17:09 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”E ndiej dhimbjen e Vuçiçit për Kosovën”, Kimete Berisha pyet Ramën: Me cilin organ?!

15:00 | 15/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”E ndiej dhimbjen e Vuçiçit për Kosovën”, Kimete Berisha pyet Ramën: Me cilin organ?!

Pas deklaratës së Ramës që ndjen dhimbje për Vuçiçin për shkak të situatës së pavarëisë së Kosovës, Kimete Berisha ka një pyetje për kryeministri.

Ajo e pyet Ramën se me cilin organ e ndjen dhimbjen. Ajo i kujton kryeministrit shqiptar se para se Kosova të ndahej  nga Serbia është ndarë fillimisht nga Shqipëria.

“Po pse bre Edi Rama po thu që po e ndjen dhembjen e Serbisë, se ti s’ndjen bash kurrgjë hiç për njeri t’gjallë, jo po e ndjen dhembjen e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Mos m’detyro me t’thanë se më shumë e don ti Leonardo da Vinçin e vdekur sesa shqiptarin e Kosovës të gjallë  ????.

Qysh mundesh bre zemër me ndje dhembjen e Vuçiçit, kur ai nuk e ndjen ‘dhembjen’ e vet. Me çka po e ndjen atë dhembje platonike ti? Trego. Hajt! Me cilin organ? Me ndje ti dhembje s’tu kish ba barku si kazan.  Dhembja ta shkrin dhjamin”, shkruan ndër të tjera Kimete Berisha.

STATUSI I PLOTË:

Ruaju se po t’lshon shpirti prej mërzisë! 

Po pse bre Edi Rama po thu që po e ndjen dhembjen e Serbisë, se ti s’ndjen bash kurrgjë hiç për njeri t’gjallë, jo po e ndjen dhembjen e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Mos m’detyro me t’thanë se më shumë e don ti Leonardo da Vinçin e vdekur sesa shqiptarin e Kosovës të gjallë  ????.

Qysh mundesh bre zemër me ndje dhembjen e Vuçiçit, kur ai nuk e ndjen ‘dhembjen’ e vet.

Me çka po e ndjen atë dhembje platonike ti? 
Trego. Hajt!
Me cilin organ?
Me ndje ti dhembje s’tu kish ba barku si kazan. 
Dhembja ta shkrin dhjamin.

Para se me t’dhimbt zemra ty për Vuçiçin, ish dasht atij m’i dhimbt zemra për ty, se para se me ‘vujt’ Vuçiçi për ndarjen e Kosovës nga Serbia, ka vujt shqiptari për ndarjen e Kosovës nga Shqipëria.

Po vuani ju bashkë e duhuni (‘kush s’po ju ndal) , qaja hallin ti Vuçiçit, se dashnisë askush nuk ia ka pa sherrin, normal, me kusht që dashnia me qenë racionale dhe e ndërsjellë, e madhe, si kjo e juaja, shembull i dashnisë njerëzore.

Kontrolloji emocionet, shef. Mos na shkakto nervozë gramatikore. 
Ke pasur mundësi të bashkndjesh me Vuçiçin me diplomaci, stoikisht, pa lirizëm.
Pse s’po ja kushton edhe një poezi dhimbjes së tij, se me ia vizatu s’mundesh pikëllimin, shkaku se ngjyrat t’ua të forta e përmbysin çdo mërzi, e pastaj Vuçiçi në pikturën tënde ish duk i lumtur për ndarjen e Kosovës.

Po ama s’keni pshtim prej neve. Kupto! S’keni kah t’ja mbani. Se ne t’Kosovës jemi ‘katunatë’ (fanatikë të dashurisë), si ata dashnorët e Ëestern-Spaghetti jemi, ju marrim me zor, ua zëmë derën, u kapim për flokshë, s’pyesim ne ‘a po na doni as’po na doni’.

Së pari bashkohemi, e pastaj duhemi.
Edhe dashuria mësohet si vjersha përmendsh. 
Si ato vjershat që aq shumë të pëlqejnë, sa dikur të duket sikur i ke shkruar vet.

P.S. S’po hy më thellë me folë për atë idiotizmin që e kishe thënë (e që ke mujt mos me ua flladit zemrën serbëve, po m’i lënë me vujt), se gjoja’
Shqipëria nuk dëshiron të bashkohet me Kosovën’.

S’po hy më thellë për këtë arsye: 
Më së shumti ‘intervenca’ më vijnë mos me shkru kundër Edi Ramës. Ju s’mundeni me marrë me mend sa njeri ‘dikushi’ më lutë me shkru ‘mirë’ për të.
Prandaj, të dashur lexues, po e vëreni edhe vet se m’u ka ‘gërrbav’ lapsi (kur bëhet fjalë për Edin), ama vetëm deri në një vendim tjetër (kur të bindem qind për qind) se intervenuesit e kanë keq, e unë e kam mirë.

Një ditë e pashë Pandeli Majkon përballë Ministrisë së Kulturës. 
Thashë: hë, kqyr tash kur t’më ‘gjuhet’ edhe ky për Edi Ramën, por jo. Pandeli po vjen shpesh, dhe po e bllokon rrugën me xhipin e tij: tash a po shkon me nejt te naj shok në ndërtesën përballë, a e ka hapë naj biznes apo ju ka shtu dashuria për Kosovën (dhe dashuria për dashurinë  ????), se di. 
Se, dola prej teme.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakimete berisharama
Pas

Kapet me 156 kilogramë drogë shqiptari në Greqi, po priste ta shiste

Para

E kap të fejuarën në kafe me një tjetër, i riu në Shkodër e bën për spital

Para
E kap të fejuarën në kafe me një tjetër, i riu në Shkodër e bën për spital

E kap të fejuarën në kafe me një tjetër, i riu në Shkodër e bën për spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka më arsye për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.