Alensio Serjani është shqiptari që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e tre personave në Itali.
Sipas “Ansa” 22-vjeçari udhëtonte bashkë me shokun e tij, edhe ai shqiptar në një mjet tip ‘Fiat Stilo’ ndërsa u përplasën me një makinë tip ‘Toyota Aygo’ ku udhëtonin 3 persona të tjerë.
Dy gra dhe një burrë që ndodheshin në makinën tjetër humbën jetën pas përplasjes dhe se mjeti i tyre u përfshi nga flakët.
Mësohet se 22 vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur teksa ngiste makinën. (J.V/Shuplaka)