Ditën e djeshme një i ri është dhunuar në kryeqytet nga një person ende i paidentifikuar dhe i ka grabitur 200 mijë lekë.
Burimet e Policise nga Komisariati Nr. 6, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 14.08.2017.
Shtetasi me inicialet R.M, 25 vjeç, banues në Tiranë, deklaron se në rrugën “Hamdi Sulçebe”, e kanë goditur me grusht e shkelma dhe i ka marrë portofolin me një shumë prej 20.000 lekë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)