Ministrja teknike e Arsimit në Shqipëri, Mirela Karabina me ane te nje emaili, u ka kërkuar llogari institucioneve përgjegjëse në Kosovë për shkak se ajo dhe këshilltarët e saj ishin akomoduar në një hotel aspak të përshtatshëm, gjatë një seminari në Gjakovë.
Lajmi është publikuar nga portali kosovar ‘lexo.al’, i cili disponon edhe letrën që asistentja e ministres shqiptare ia drejtoi Ministrisë së Arsimit në Kosovë, pas kthimit nga seminari.
“Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte”, shkruan në emailin e saj Karabina.
Ndërkohë që burime për “Shuplakën” konfirmojnë se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve qëndruan dy ditë dhe e lanë seminarin në mes pasi kushtet ishin skandaloze për fjetje dhe ushqim.
Në letrën e datës 3 gusht 2017, tregohet se Karabina ishte ndjerë e fyer që ajo dhe këshilltarët e saj nuk janë respektuar siç duhet. Ajo kërkon të dijë detaje për një seminar tjetër të ngjashëm që do të zhvillohet në Kosovë, për organizatorët dhe buxhetin e ndarë për të.
E-MAILI ZYRTAR:
“From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion
Pershendetje znj. Ferizaj!
Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.
Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.
Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:
- Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare. - Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;
- Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.
- Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?
- A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?
Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.
Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.
Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.
Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.
Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.
Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
ëeb site: ëëë.arsimi.gov.al”
(B.H/Shuplaka)