Çmimi “Lojtari më i mirë i vitit 2016-2017” do të diskutohet mes Ronaldos, Mesit dhe portierit të Juventusit Bufon.
Sigurisht që emri i Ronaldos dhe i Mesit nuk është një gjë aspak befasuese pasi ata kanë pothuajse 1 dekadë që e dominojnë fotbullin, ndësa përfshirja e Bufon i atribuohet paraqitjes së mirë të portierit gjatë sezonit të shkuar ku arriti në finale me Juventusit, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Hera e fundit që një portier u zgjodh në tre finalistët e këtij çmimi ishte në sezonin 2013-2014 kur krahas Kristiano Ronaldos dhe Arjen Robenit ishte dhe Manuel Nojer.
Fituesi do të mësohet më 24 gusht në Montekarlo kur do të hidhet shorti i grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin 2017-2018.
Për të përcaktuar fituesin votojnë 80 trajnerët e skuadrave që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve në sezonin e shkuar në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, si dhe 55 gazetarë që përfaqësojnë 55 federatat anëtare të UEFA-s.(B.H/Shuplaka)