20:17 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Familja e 54-vjeçarit që u aksidentua nga deputeti Rakipi ndryshon qëndrim, ja ç’thotë

19:31 | 15/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familja e 54-vjeçarit që u aksidentua nga deputeti Rakipi ndryshon qëndrim, ja ç’thotë

Familjarët e Seit Sorrës, që u aksidentua për vdekje të shtunën nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duket se nuk kanë më të njëjtin qëndrim si ditëm e ngjarjes.

Pak ditë pas ngjarjes, tashmë ata e konsiderojnë vetëm si një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo dhe shprehen se nuk kanë asgjë kundër deputetit, shkruan “Panorama”.

Disa orë pas ngjarjes ata shpreheshin të habitur me vendimin për lirimin nga komisariati të personit që i aksidentoi për vdekje të afërmin e tyre, madje duke ngritur edhe dyshime për largimin e tij nga vendi i aksidentit.

Ndërsa dje, pasi kanë biseduar me të afërmit e Rakipit, që u kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, ata shpreheshin se tashmë zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

Djali i viktimës thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk është ai personi përgjegjës për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Ai thotë se do të jetë drejtësia ajo që do të shpjegojë se si ka ndodhur aksidenti dhe për deputetin Aqif Rakipi, nuk ka asgjë kundër as ai, as familja e tij. Të njëjtën gjë konfirmon edhe vëllai i viktimës, i cili ditën e shtunë shprehej se, njerëzit e Rakipit u kishin dërguar fjalë për të shkuar për ngushëllim, por ende nuk kishte pranuar asgjë.

Duket se tashmë mendimi se nuk ishte thjesht një aksident, por masakër ajo që i kishte ndodhur 54-vjeçarit, nuk qëndron më. Për familjarët e viktimës ishte vetëm një aksident.

DEKLARATAT DITEN E NGJARJES

Dy kushërinj të viktimës, të cilët punonin bashkë me të në tregun agroushqimor, në autostradë, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ku ndërroi jetë 54- vjeçari, Seit Sorra.

Ndonëse nuk dhanë shumë detaje, pasi siç u shprehën ata të shtunën, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria, ata konfirmonin se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Seitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë, as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, u shprehen dëshmitarët ditën e shtunë.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria, pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri, i cili i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im”, shprehej vëllai i viktimës.

 

Etiketa: aqif rakipi
Pas

Rama publikon raportin për Vlorën, për çfarë ankohen më shumë banorët

Para

Kastriot Dervishi i përgjigjet Demaliajt: S’ke lidhje me studim

Para
Kastriot Dervishi i përgjigjet Demaliajt: S’ke lidhje me studim

Kastriot Dervishi i përgjigjet Demaliajt: S’ke lidhje me studim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.