I riu shqiptar Alensio Serjani që shkaktoi një tragjedi të vërtetë një natë më parë, aksidentin ku mbetën të vdekur tre persona, do të përballet me akuzën “Vrasje e shumëfishtë në rrugë”, kjo sepse siç shkruan Gazeta Italiane “La Repubblica” nga matjet për testin e alkolit pas aksidentit, rezultoi se ai kishte konsumuar tre herë më shumë se norma e lejuar.
prokurorja e çështjes, Mirella Conticelli ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e sakta të aksidentit, për të parë se pse “Toyota Aygo” ka marrë flakë menjëherë. Ndërsa, kryetari i komunës së Bisceglie, Francesco Spina vendosi të shpallë ditë zie, ditën e varrimit të viktimave.
22-vjeçari udhëtonte bashkë me shokun e tij, edhe ai shqiptar në një mjet tip ‘Fiat Stilo’ ndërsa u përplasën me një makinë tip ‘Toyota Aygo’ ku udhëtonin 3 persona të tjerë.
Dy gra dhe një burrë që ndodheshin në makinën tjetër humbën jetën pas përplasjes dhe se mjeti i tyre u përfshi nga flakët.
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post