Nga mbytja e 14 vjeçarit në lumin Shkumbin kanë dalë detaje të reja. Klevis Alliu kishte shkruar të lahej në lumë bashkë me vëllain më të madh dhe një kushëririn e tij.
Por në vendin e quajtur “Hurdha e Qymyrit”, ku është një gropë e thellë dhe e rrezikshme ai është zhytur dhe nuk ka dalë më prej andej.
Vëllai dhe kushëriri kanë mundur ta nxjerrin në breg 14 vjeçarin, por ai nuk ka shpëtuar pasi kishte pirë shumë ujë.
Kjo ishte një dramë më shumë për familjen Alliu me banim në Hotolisht pasi djali i vogël rezulton i paralizuar.(J.V/Shuplaka)