Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë afër tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu edhe trafikun.
Paraprakisht dyshohet se makina ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi. Si pasojë e aksidentit, Balkanweb shkruan se ka dy persona të lënduar, mirëpo ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore dhe as identiteti.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e mëtejshme të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)