Gazetari Klodian Tomorri dhe analisti Andi Bushati, kanë replikuar me njëri-tjetrin përmes disa shkrimeve, lidhur me investimet e huaja.
E gjithë historia ka nisur me një kronikë të Top Channel, të realizuar nga Tomorri. Mirëpo Andi Bushati, përmes një shkrimi me titull “Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës”, pasqyrimi i lajmit për një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë “si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin”, i shkon për shtat propagandës qeveritare.
Megjithatë Bushati nuk përmend emra, por një kronikë e tillë është pasqyruar nga gazetari Klodian Tomorri, i cili ka replikuar menjjëherë pas publikimit të shkrimit të Bushatit.
Tomorri shprehet se Bushati t “ka nisur t’i duket vetja ekonomist me mendime të marra borxh”.
SHKRIMI I BUSHATIT
Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës
Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas këtij raporti (shiko shkrimin poshtë/Lapsi.al) mbi 30 përqind të parave të injektuara në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016 ishin investime të huaja dhe kjo shifër ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendeve të Europës juglindore (mesararja 26%) madje edhe e vendeve që ishin tashmë anëtare të BE.
Pasqyrimi situatës në këtë mënyrë i shkon për shtat propagandës rilindase që e ka përshkrauar qeverisjen si një histori suksesi edhe për investimet e huaja. Sipas zyrtarëve socialistë, viti 2016 ishte viti me shifrën më të madhe të investimeve të huaja, afro 1 miliard euro. Por, ashtu si ç’ tregohet në investigimin e lapsi.al (shiko poshtë) një fabul e tillë nuk është aspak e vërtetë.
E vërteta është krej tjetër. Është ajo që e bëri Edi Ramën të mekej gjatë debatit elektoral me gazetarët kur ai nuk shpjegonte dot qoftë edhe një investim të huaj të qeverisjes katër vjeçare që i kalonte 5 milionë eurot.
Po atëherë si është e vërteta?
A mund të qëndrojnë bashkë këto dy fakte: pra që nga njëra anë Rilindja nuk ka sjellë asnjë investim të madh të huaj, por megjithëatë, nga ana tjetër ka arritur të ketë shifrën rekord të këtyre investimeve në vitin 2016?
Po. Kjo “përplasje” të dhënash, që duket si paradoks, është e mundur.
Dhe ajo shpjegohet thjeshtë me dy investime gjigande që janë kontraktuar që gjatë periudhës së qeverisjes së Berishës. Fjala është për projektin e gazsjellësit TAP dhe atë të kaskadës së hidocentraleve mbi lumin Devoll, që kapin pjesën e luanit të shifrës aq shumë të propaganduar prej 1 miliardë eurosh.
Nëse nga bilanci i rilindjes hiqen këto investime, që mbajnë firmën e qeverisë paraardhëse, ai rezulton katastrofik.
Pikërisht për këtë, sepse e kupton mirë se pasi të kryhen këto punë të mëdha gjendja do të përkeqësohet ndjeshëm, Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë.
Pikërisht e njëjta arsye e ka nxitur agjensinë prestigjoze të parashikimeve Moody’s të parathotë një rënie drastike të shifrës së investimeve të huaja në dy- tri vitet e ardhshme.
Pra përtej imazhit të rremë që ka krijuar fluksi i parave të TAP dhe Hidocentraleve të Devollit, Shqipëria e Rilindjes nuk ka qenë aspak atraktive për investitorët ndërkombëtarë. Dhe përsenë e kësaj, përpos pallavrave të propagandës lokale, e tregoi një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e investimeve, që u bë publik në korrikun e këtij viti. Sipas tij, pavarësisht se ekziston një legjislacion i favorshëm, në Shqipëri investitorët e huaj sfidohen nga korrupsioni i shfrenuar dhe biznesi informal.
Po t’u shtosh këtyre një mjedis, ku për të derdhur paratë e tua duhet të njohësh një mik të kryeministrit apo ministrit, ku për koncesionet dhe punët e mëdha nuk ka as tender, as garë dhe as konkurim, por vetëm preferencë okulte, kuptohet qartë se pse në katër vite nga zyrat e rilindjes nuk ka dalë i lumtur asnjë i huaj që ka dashur të investojë me shumë se 5 milionë euro në këtë vend. Fatkeqësisht ky është realiteti dhe jo ai që paraqesin furçaxhinjtë e qeverisë, që përpiqen të vizatojnë një parajsë të investitorëve në Europën Juglindore.
REAGIMI I TOMORRIT
Replike me nje ekonomist lapsaxhi
Si asnjëherë më parë, sot lexova deri në fund një analizë të Andi Bushatit, ku ky i fundit merrej gjerë e gjatë me një kronikë për investimet e huaja, që u transmetua dje në Top Channel. Në analizë, Bushati e cilësonte kronikën si mashtrim, ndërsa autorin e saj, edhe pse pa përmendur emrin, e quante furçaxhi të Ramës. Autori i kronikës jam unë.
Sipas Bushatit kronika ka deformuar raportin e OKB, me qëllim që t’i shkojë për shtat propagandës Rilindëse. Megjithatë nëasnjë rresht të shkrimit, nuk përmendet se cili tregues është deformuar apo cili fakt është shtrëmbëruar. (Ky është raporti http://unctad.org/…/dite_dir/docs/ëir2017/ëir17_fs_al_en.pdf. Ndërsa kjo është kronika http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=361641).
Një kolegu ynë, figurë shumë e njohur në media, tregon gjithmonë një anektodë kur do të përshkruajë fenomenin e analistëve gjithologë në Shqipëri. Anektoda është kjo: “Shiko Bushatin. Analizon çdo gjë edhe pse ska asnjë mendim të vetin.”
Siç duket, edhe këtë herë Andit ka nisur t’i duket vetja ekonomist me mendime të marra borxh.
Duke lexuar shkrimin kuptova dy gjëra. E para që Bushati nuk e ka lexuar fare raportin, të cilin pretendon se unë e kam deformuar. Dhe e dyta, mësuesit që u mësonin matematikën pasardhësve të ish bllokmenëve komuniste paskan qenë po aq injorantë sa bllokmenët.
Në klasën e gjashtë a të shtatë, në mos gaboj, në matematikë mësohet koncepti i peshës specifike. Është një koncept i thjeshtë, i cili shpjegon se ç’pjesë e së tërës vjen nga një faktor i caktuar. Fjala vjen nëse prodhimi total i një ekonomie është 100 lekë, dhe nga këto 20 lekë i jep bujqësia, atëherë pesha specifike e sektorit të bujqësisë është 20 për qind.
Sipas raportit të OKB, Shqipëria është një nga vendet me peshën specifike më të lartë të investimeve të huaja në rajon. Aktualisht në çdo 100 lekë që investohen në ekonominë shqiptare, 30.9 lekë vijnë nga jashtë dhe 69.1 lekë janë investime të brendshme të biznesit vendas ose qeverisë. Në Europën Juglindore pesha e investimeve të huaja ndaj totalit të investimeve në ekonomi është 26.3 për qind ndërsa në Bosnje, Maqedoni dhe Bullgari është më pak se 10 për qind.
Ky ishte dhe qëllimi i kronikës. Të vërë në dukje se investimet e huaja janë bërë shumë të rëndësishme për ecurinë e ekonomisë shqiptare, pasi përbëjnë një peshë të madhe në formimin e kapitalit. Dhe prej këtëj të paralajmërojë se nëse investimet e huaja do të ulen, për shkak të peshës së madhe që kanë, edhe goditja në ekonomi do të jetë e madhe.
Por Andi këtë nuk e kupton. Ai ngatërron peshën specifike me totalin dhe shkruan se lajmi ishte për t’i bërë furça Ramës. Bushat unë jam furccaxhi i Ramës, aq sa kupton ti nga ekonomia dhe investimet.
Në fund edhe një këshillë. Në atë zanatin tënd të analistit edhe mund të mbijetosh me mendime të marra borxh. Por ekonomia është pak sport i vështirë. Prandaj bën mirë të mos shkelësh këtej.
Ndërsa për sa i takon britmave per pavarësinë mediatike, Lapsit tënd i është thyer maja që në ditët e para. Atëherë kur nuk shkruajti dot asnjë rresht për 7.2 milionë dollarët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë. Ka nga ata qe thone se disa nga ato para mund te kene financuar edhe germat e Lapsit tend. Por ndryshe nga ty, une sdua te spekulloj. (D.D/Shuplaka)