Në sajë të operacionit ‘’Rolexi” të zhvilluar nga Policia në kryeqytet janë vënë në pranga 2 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga janë vendosur Eduart Ngota dhe Zenel Dama. Po ashtu këtyre personave u janë sekuestuar 9500 Euro, 3 orë dhe 1 byzylykë.
Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një kasafortë në rrugën e Dibrës.
DETAJET:
Operacion policor i koduar “ROLEXI”.
Operacion nga Sektori për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Arrestohen 2 shtetas nga Policia dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohen 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë dhe 1 varëse floriri si dhe 1 automjet.
Më datë 16.08.2017, Sektori për Krimet e Rënda pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit “ROLEKSI”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve :
– E. N, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– Z. D, 27 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :
– 9 500 (nëntë mijë e pesqindë) euro.
– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.
– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.
– Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.
– Tre byzylyk floriri.
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja :
– R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)