Vetëm pak minuta më parë në Tiranë është plagosur me mjete të forta një person në Bathore. Sherri mes dy personave ka ndodhur pasi ata kanë fërkuar makinat me njëra-tjetrën, e më pas ka nisur konfrontimi fizik.
Sipas policisë autori i dyshuar është Halil Kulla dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Ende nuk dihet gjenjda e personit të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për motivet e kësaj ngjarjeje. vijon (J.V/Shuplaka)
Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një konflikt të ndodhur tek Ura e Babrrusë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
– Janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (J.V/Shuplaka)