15:32 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj inspekton punimet pranë Qytetit Studenti: Do ta shndërrojmë zonën në një nga poliqendrat e Tiranës

12:44 | 17/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj inspekton punimet pranë Qytetit Studenti: Do ta shndërrojmë zonën në një nga poliqendrat e Tiranës

Zona pranë Qytetit Studenti dhe stadiumit kombëtar në ndërtim po merr një vlerë tjetër pas investimeve të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë një nga poliqendrat e saj, ashtu si Kinostudio, Lapraka e Kombinati.

Ai inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Rr. “Faik Konica”, e cila po shtrohet e gjitha me kalldrëm, për t’i dhënë zonës një model të ri estetik, por gjithashtu po realizohet edhe shtrimi i rrjetit nëntokësor me kanalizime dhe rrjet elektrik.

Kryebashkiaku Veliaj tha se puna për rindërtimin e rrugës po vijon me ritme të shpejta.

“Në rrugën ‘Faik Konica’ kemi ndoshta një nga projektet më të komplikuara të bashkisë sepse ndër vite nuk janë respektuar distancat, nuk është përditësuar rrjeti nëntokësor. Pasi zbuluam që kishim një rrjet totalisht të amortizuar uji, që të parandalojmë në të ardhmen situata si ato që kemi te Astiri, ku ndërtimet janë bërë pa shtuar kapacitetin e rrjetit, kemi bërë një shtesë të rrjetit të prurjeve të ujit, të kanalizimeve, të gjithë rrjetit elektrik, telefonisë dhe internetit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të liruar hapësirat e zëna në mënyrë që puna të përfundojë në kohë rekord.

“U kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim, sidomos pronarëve të lokaleve, pronarëve të avllive, atyre që kanë tejkaluar çfarë ju lejon ligji nga prona e tyre ose nga shfrytëzimi i pronës së tyre. Sa më shumë bashkëpunim të kemi, aq më shpejt mund të ecim me këtë punë. Komunitetet që kanë bashkëpunuar, kanë afruar avllitë, ia kanë parë hajrin këtij bashkëpunimi sepse puna ka mbaruar në kohë rekord”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se investimet e realizuara nga Bashkia e Tiranës do të rrisin vlerën e pronës së qytetarëve. “Kjo është një zonë e cila ka një bum të jashtëzakonshëm. Të shikojmë se si do t’i rritet vlera kësaj prone falë këtij investimi, por edhe faktit që stadiumi “Qemal Stafa” është konceptuar si një qendër tregtare, si një hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe ekskluzivisht pedonale”, tha kryebashkiaku.

Ai deklaroi se e gjithë zona pranë “Qytetit Studenti” po shndërrohet në një nga poliqendrat e reja të Tiranës. “Po e kthejmë zonën e Qytetit Studenti në një nga poliqendrat e Tiranës, ashtu si Kinostudio, Lapraka, Kombinati. Zona e Qytetit Studenti, në kufi me parkun e madh të Tiranës, do të jetë një nga zonat më të lakmuara. Kjo është arsyeja pse këtë punë po e bëjmë mbarë një herë e mirë, që të mos i rikthehemi sa herë që kemi nevojë të përditësojmë rrjetin e ujit apo rrjetet e tjera mbështetëse të zonës”, tha Veliaj, teksa shtoi se në Njësinë 2 në kryeqytet do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme.

“Njësia 2 është sot një nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ndaj jemi fokusuar kryesisht te çerdhet, kopshtet dhe shkollat e saj. Falë këtyre investimeve do të kemi përgatitur të gjithë njësinë për Tiranën e së ardhmes”, deklaroi ai.

Ndërtimi i Rr. “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, ndërtimin e linjave rezervë për fibrat optike, si dhe ndriçimin e rrugës. Projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, ndërsa gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin. Gjithashtu, do të ndërtohet edhe korsi e dedikuar për biçikletat.

Etiketa: Erion VeliajpolitikeVeliaj
Pas

Policia i sekuestron arkat me domate dhe kastraveca, shitësja ambulante ia mbath e tmerruar (VIDEO)

Para

SKANDAL në Gramsh, shkon të marr pronën e ozurpuar, policia arreston pronarin pas denoncimit

Para
SKANDAL në Gramsh, shkon të marr pronën e ozurpuar, policia arreston pronarin pas denoncimit

SKANDAL në Gramsh, shkon të marr pronën e ozurpuar, policia arreston pronarin pas denoncimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

Parada e Krenarisë në Budapest ndalohet nga policia hungareze

Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

Vladimir Putin dhe Xi Jinping i bëjnë thirrje Trumpit: Khamenei nuk mund të ekzistojë më, mos u përfshi!

Dëbimi i policëve serbë nga Kosova, BE: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuar për vrasje dhe përkrahje të krimit

Thirrje nga regjisori i njohur iranian për rrëzimin e regjimit në Teheran

SPAK kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin, premtoi punësim kundrejt 400 mijë lekëve

Largohet pa paguar hotelin në Palasë, prishje prone në Dhërmi dhe ngacmim në Ksamil

Tabaku në Strasburg: Shqipëria ka nevojë për reforma reale dhe luftë kundër korrupsionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.