Prej dy ditësh një debat në distancë mes Mesila Dodës dhe Edmond Spahos ka hasur në reagime të shumta mes të dyve. Ka qenë propozimi i Spahos fillimisht për të bërë të detyrueshëm pjesëmarrjen në votime që ka nxitur në kundërshtimin e Dodës.
Dhe më pas gjithçka duket të jetë shndërruar në personale mes të dyve. Sot deputetja e PDIU-së që do të mungojë në Kuvendin e ardhshëm ka një mesazh të fundit në lidhje me të gjithë çështjen.
Shqetësimit të Spahos që PDIU-ja nuk do të ketë në Kuvend as Kryetarin, as nënkryetarin dhe as sekretarët e përgjithshëm , Doda i përgjigjet duke i kujtuar faktin se as Basha nuk ka qenë pjesë e Kuvendit dhe sërish ka qenë në postin e Kryetarit të Partisë.
Po ashtu vijon më tej Doda mungesa e saj apo e Idrizit në Kuvend vjen si rezultat i marrëveshjes PS-PD që u bënë bashkë për të dëmtuar të gjitha partitë e tjera.
Po ashtu Doda i kërkon Spahos që t’i jepet fund servilizmit ndaj Greqisë duke e konsideruar si yllin polar të demokracisë.
SHKRIMI I DODËS:
Nje shenim i fundit…
Per z. Spaho qe me miresjellje po na kujton marreveshjen e nates PD-PS
Nese jeni i shqetesuar se pse nuk eshte ne Parlament kryetari i PDIU, duhet ta dini qe ky eshte rezultat i pazarit te nates PS-PD. U dhane 6 ministra teknik dhe po aq drejtore ekonomik qe fushata po edhe numerimi dhe tjetersimi i votes te perqendrohej kunder partive te tjera, sepse le ta themi haptas… ky ishte pakti i dy te medhenjve kunder gjithe te tjereve.
Per here te pare u bene bashke Pd e PS qe te mos hapeshin kutite e Tiranes e te mos dilte ne shesh zullumi i gjithperfshirjes ne vjedhjen e votes ne numerim, duke shenuar edhe rastin e pare kur nje opozite nuk deshiron transparence . Keto qe po them jane fare pak ne krahasim me ate te vertete qe mbulon vjedhjen e mandatit te PDIU ne Tirane, dhe kalimin e ketij mandati ne favor te PS. Gjithsesi, per shqetesimin tuaj qe kryetari nuk eshte ne Parlament, me duhet t’ju kujtoj qe edhe PD ende eshte ne kohen kur kryetari i saj eshte jashte parlamentit, ndaj nuk eshte as hera e pare e as e fundit qe nje kryetar partie nuk eshte ne Parlament.
Nese jeni shqetesuar pse nuk eshte sek e pergjithshme e PDIU ne Parlament, ju falenderoj qe e ndjeni mungesen time, por nuk eshte fundi i botes. Nuk arriti as PD qe eshte parti e madhe te fuste ne Parlament sekretarin e saj te pergjithshem. Tek e fundit edhe ju e dini qe politikani qe nuk eshte rritur me zor e qe ka talent, din te beje politike e te imponohet edhe kur nuk eshte ne Parlament.
Per sistemin po, duhet te shqetesohesh sepse jane 40.000 vota shqiptaresh qe mbeten pa perfaqesim. Kjo duhet te jete piknisja per ndryshimin e sistemit.
Vote e barabarte dhe me te njejten peshe…
E kam edhe nje shqetesim te fundit. Mos e konsideroni me shtetin fqinje si yllin polar te demokracise e mos ju servilosni. Ka probleme te medha me respektimin e te drejtave te njeriut dhe jane bashkombasit tuaj ata qe jane vrare dhunuar e vjedhur ne prone e identitet. E më se fundi me duhet te them qe nuk ka ardhur asgje e mire nga ky nenshtrim per shekuj me rradhe.
(E.K/SHUPLAKA)