Një tjetër sulm terrorist ishte planifikuar të godiste Spanjën mbrëmjen e djeshme. 5 persona janë vrarë nga Policia në qytetin Cambrils pasi dyshohet se do të kryenin një sulm të dytë me furgon.
Kujtojmë se nga sulmi i parë në rrugët e Barcelonës mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shumica e tyre ishin turistë.
Incidenti ndodhi në “La Rambla”, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët por që CIA e ka paralajmëruar si target terrorizmi.
Përplasja ka ndodhur para restorantit hebre “Maccabi”, detaj i cili ka ngritur dyshimet për një sulm me prapavijë fetare dhe racore.
Ndërkohë që pak orë pas sulmit ISIS mori përsipër dhe përgjegjësinë për aktin.
Sulmin në Barcelonë e kanë dënuar personalitetet më të larta botërore si presidenti amerikan Trump, kancelarja gjermane Merkel, apo kryeministrja britanike Theresa May.
(E.K/SHUPLAKA)