Dënohet me burg pronari i vetëm i një kompanie farmaceutike. Lefter Sulkaj është dënuar me “arrest me burg” nga Gjykata e Apelit në Tiranë gjatë ditës së sotme, pasi akuzohet për mashtrime të rënda me para deri në 1.5 milion euro.
Më 27 korrik gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.
Ndërkohë mësohet se Lefter Sulkaj ka thyer masën e sigurisë dhe ai është ndaluar nga policia më datën 6 gusht.
Sakaq ai ka dalë sërish përpara gjykatës më datë 17 gusht, ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.(J.V/Shuplaka)