Nga ana e policisë dy persona janë arrestuar si dhe 6 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë pasi penguan punimet e ujësjellësit, duke mos iu bindur urdhërit të punojnësit të policisë së rendit publik.
DETAJE:
Më datë 17.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1-Fatmir Qerimi, 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-Maksim Mustafa, 43 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm:
1-F.M., 55 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
2-A.M., 64 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
3-B.M., 30 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
4-S.A., 42 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
5-A.B., 54 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës
6-F.M., 45 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi kanë penguar punimet për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit nga firma e kontraktuar për këtë qëllim si dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ”Vetëgjyqësia”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 277 dhe 242 të K.Penal. (J.V/Shuplaka)