04:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luan Rama nga Jala: Duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë

15:08 | 18/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama nga Jala: Duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë

Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ishte pranishëm në kampin veror të LSI-së në bregdetin e Jalës, ku mori pjesë edhe në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet. Duke folur në lidhje me misionin që ka politika, Luan Rama u shpreh se në këto 27 vite pluralizëm politika lidhet më shumë me abuzivizmin sesa me shërbimin dhe me dimensionin që duhet të ketë politika në funksion dhe në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, Luan Rama u ndal edhe në situatën aktuale politike dhe rezultatin që arriti të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, që u konfirmua si forca politike me rritjen më të madhe në vend, e veçanërisht mbështetjen që ka nga të rinjtë. “LSI jo rastësisht u shfaq dhe u konfirmua forca politike me rritjen më të madhe dhe më të konsoliduar të mbështetësve, pra të votuesve të saj në të gjithë vendin, por ajo që ne e kemi thënë shpeshherë dhe që ju e keni konfirmuar dhe e demonstroni me shumë elegancë dhe me sinqeritet, është mbështetja e madhe që ka LSI-ja në radhët rinisë”, – tha Zv.Kryetari i LSI-së.

Në fund të bashkëbisedimit, Luan Rama, foli edhe për aksionin politik të LSI-së në këtë mandat të ri si edhe për sfidat që ka përpara e për marrëdhëniet që do të ketë me qytetarët në opozitë. “LSI duhet të projektojë një aksion politik jo në kuptimin e veprimit të kufizuar në kohë vetëm me zgjedhjet, por një aksion politik për të krijuar një diapazon shumë më të gjerë dhe një horizont shumë më të largët nga çfarë sheh politika e sotme. Ne duhet të jemi të gatshëm të dimë të përballojmë sfidat si do që të vijnë ato. Ne duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë. Por që të bëjmë që qytetarët të na duan në opozitë duhet të bëjmë shumëfish jo me fjalë por me angazhimin tonë konkret, të tregojmë që jemi në anën e tyre dhe jemi pro interesit të tyre. Të vërtetën edhe sikur të mos e themi ne, sot janë bërë të gjithë të zotë dhe do ta thonë të tjerët. Çështja është ta themi ne të parët dhe më mirë se të tjerët. Të bëhemi mbrojtës dhe zëdhënës të së vërtetës”, -deklaroi ndër të tjera Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.

 

Etiketa: JalekampiLSILuan Ramaopozite
Pas

Patozi-Bashës: Ose beso raportin e teknikëve, ose qepe gojën dhe lëpi ndonjë kockë nga Rama

Para

Qeveria e re/ Rama ndryshon emrat e kandidatëve për ministra. Ikën Peleshi, ngjitet Majko (LISTA)

Para
Plani me 10 pika i 100 ditëve të para, Rama bën publik raportin: Ja çfarë kërkojnë qytetarët

Qeveria e re/ Rama ndryshon emrat e kandidatëve për ministra. Ikën Peleshi, ngjitet Majko (LISTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.