22:14 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vëllai dhe kushëriri iu mbytën në liqen, 16-vjeçari i mbijetuar rrëfen tmerrin

17:04 | 19/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vëllai dhe kushëriri iu mbytën në liqen, 16-vjeçari i mbijetuar rrëfen tmerrin

Një ditë pas tragjedisë që ndodhi në liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy kushërinjtë minorenë, rrëfehet një nga adoleshentët që arriti të mbijetonte.

Ai është Elsaidi, vëllai i viktimës Ervis Tahiri, që gjithashtu ishte në varkën që e mori rrjedha e liqenit. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Elsaidi tregoi momentet e tmerrit që përjetuan 7 të rinjtë, kur nisi të ngrihej niveli i ujit në liqen.

“U nisëm nga shtëpia rreth orës 12:00 të së enjtes dhe shkuam në liqen për t’u larë. Aty morëm një lundër (varkë) që është e jona dhe hymë në liqen, pasi nuk e menduam se mund të na ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Isha unë, vëllai im që fatkeqësisht u mbyt, djali i xhaxhait që edhe ai fatkeqësisht u mbyt, djali i tezës së babait dhe 3 të tjerë që erdhën me ne, shokët tanë. Pra në total kemi qenë 7 persona. Pesë arritëm të dilnim, ndërsa dy të tjerë, fatkeqësisht mbetën brenda në ujë. Ne dolëm në liqen për qejf. Si shumë banorë e të rinj të zonës, thjesht morëm lundrën për të shëtitur. Nuk e dinim fare se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe as na e merrte mendja aspak se dikush mund të mbytej. Nuk kemi parandier asgjë të keqe. Ne dimë not, edhe vëllai me djalin e xhaxhait dinin not. Nuk ishim shumë larg bregut, as 100 metra. Po të parandienim diçka të keqe, s’do të kishim shkuar për asnjë arsye. Moti realisht ishte i vranët, erë kishte, por edhe pak dallgë kishte. Neve nuk na u duk moti aq i keq apo dallgët aq të mëdha sa të na rrezikonin. Na u duk një situatë normale. Aty ku ishim ne, uji ishte i cekët”, – tha 16-vjeçari Elsaid Tahiri.

Ndërkohë, ai pohoi se “Mund të ketë qenë ora 14:00 ose 14:30, kur morëm për t’u kthyer drejt bregut. Pra rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë jemi larë në liqen. Pastaj si papritur uji nisi që të thellohej vetvetiu. Na zuri të gjithëve në befasi, sepse menjëherë nisi të rritej niveli i ujit derisa na kapërceu të gjithëve. Na kaloi uji mbi kokat tona. Duke qenë në këtë situatë të vështirë ku uji na kishte mbuluar, në moment ne të gjithë menduam që të lëmë lundrën dhe të nisemi me not. Ky ishte një vendim për të cilin të gjithë ramë dakord. Morëm për të dalë në breg me not.

Nga 7 persona që ishim, 5, edhe pse me vështirësi, arritëm të dilnim. Ndërsa, vëllai e kushëriri im u mbytën. Për momentin ishte e pabesueshme. S’gjej fjalë të shprehem se si ndihem. Nuk e di çfarë të them. Ne të tjerëve na ndihmoi Zoti. Vëllai dhe djali i xhaxhait dinin not, por mund të jenë lodhur ose i ka zënë paniku dhe fatkeqësisht sot nuk i kemi më. Ne e braktisëm lundrën sepse rrjedha ishte e fortë dhe me sa pamë vinte nga era e fortë. Uji na mbuloi dhe s’kishim zgjidhje tjetër. Lundra nuk na shërbente më”. Gjithashtu, Elsaidi tha se në liqen kishin qenë një ditë para ngjarjes tragjike.

Ervis dhe Sabian Tahiri, njëri 13 dhe tjetri 15 vjeç, së bashku me dy kushërinj të tjerë dhe 3 shokë (7 persona), shkuan për t’u larë në liqen, mirëpo prej atje vetëm 5 prej tyre dolën të gjallë. Ervisi dhe Sabiani u mbytën në liqen.

Prindërit e tyre e kanë marrë vesh lajmin e hidhur përmes një telefonate nga njerëz të panjohur. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Elsaid Tahiriliqenmalesi e madheShkoder
Pas

Këto ushqime do ju zgjojnë më mirë se kafeja e mëngjesit

Para

Berisha publikon VIDEON e qytetarit dixhital: Njerëz të lidhur ngushtë me Sejdinin, po na zaptojnë sheshin e pallatit

Para
Berisha publikon VIDEON e qytetarit dixhital: Njerëz të lidhur ngushtë me Sejdinin, po na zaptojnë sheshin e pallatit

Berisha publikon VIDEON e qytetarit dixhital: Njerëz të lidhur ngushtë me Sejdinin, po na zaptojnë sheshin e pallatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.