Vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në Parkun Kombëtar të Thethit. Vatra e zjarrit është e ndezur që prej mesdites të së premtes.
Era ka favorizuar flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet me helikoterët e kompanisë Viva, për shkak se vetëm me mjete ajrore mund të ndërhyhet. Emergjenca Civile, shërbimi i MZSH-së në Shkodër dhe forcat pyjore e kanë pasur të pamundur për të vepruar.
Operacioni për shuarjen e flakëve ka nisur që në mëngjesin e sotëm, duke vazhduar deri më tani. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=FGI5-rxmJMg&feature=youtu.be