Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, herë pas here promovon punën e bërë nga policët bashkiakë përmes rrjeteve të tij sociale.
Ndërsa mundohej të shpjegonte se fakti që ke një makinë të mirë dhe të shtrenjtë në Tiranë nuk do të thotë më që mund të sillesh si të duash në trafik apo të parkosh ku të duash, ai është futur në debat me një qytetar.
“Nga Lambo te Lada! Keq kur shkelet ligji, por dhe një farë ‘mirënjohje’ se me paratë e gjobave bëjmë më shumë shkolla e kënde lodrash!”, shkruante Veliaj krahas disa fotove ku shihej që policët bashkiakë u kishin vënë gjoba disa makinave superluksoze.
Mirëpo një djalë i shkruan kryetarit të bashkisë, se në veçanti tipat me makina luksoze, i gjejnë gjithmonë njerëzit për tua fshirë ato, duke gritur kështu dyshimet nëse ato gjoba do paguhen vërtet apo jo.
“Shumë mirë. Po nuk e di ato gjobat a paguhen ndonjëherë. Në veçanti këta me makina luksoze. Ende pa u shkruar gjoba, ata veç më kanë gjetur njerëzit që u’a fshijnë ato gjoba!? Apo jam gabim!?”, shkruan qytetari.
Mirëpo kryetari i bashkisë i është përgjigjur menjëherë qytetarit, duke i thënë që t’i thotë një rast konkret dhe do ta ndjekë ai çështjen personalisht. Në të kundërt, Veliaj i kërkon atij të mos akuzojë punonjësit e policisë.
“Me thuaj nje rast konkret, me emer, mbiemer, targe makine qe i eshte fshire gjoba nga Policia Bashkiake dhe une do ta ndjek personalisht. Ne te kundert, ska kuptim te akuzojme koleget qe cdo dite punojne per nje qytet me te rregullt. Flm, EV”, shkruan Veliaj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2644″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post