Deputetja socialiste e zgjedhur në qarkun e Korçës Elisa Spiropali ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar së bashku me familjen e saj, e sigurisht që me vete ka dhe të bijën, Naltën.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga vetë Spiropali, e vogla Nalta duket se po kalon mjaft mirë, ku nuk ka munguar që të dhurojë pak ‘’show”.
‘’ Parakalim ushtarak në Qeparo”, shkruan vetë Spiropali dhe ecja e Naltës është vërtet e denjë për forcat ushatarake.
Kanë mbetur dhe pak ditë nga pushimet kështu që ëmë dhe bijë duket të jenë duke i shijuar mjaft.
Fundi i gushtit pritet të ketë zhvillime në Selinë rozë, kështu që Elisa dhe Nalta duhet të marrin maksimumin e kënaqësisë kur qëndrojnë së bashku.
(E.K/SHUPLAKA)