Nje plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Don Bosko në kryeqytet.
Nga ajo që mësohet paraprakisht gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit dhe më pas është shkuar drejt një konfrontimi fizik.
Njëri prej tyre personave të përfshirë në konflikt ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur rëndë të riun i cili është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se eshte futur ne sallen e operacionit.
Personi i plagosur është identifikuar me inicialet S. M.,, ndërsa siç ka bërë të ditur zyrtarisht policia, oficerët e Komisariatit të Policisë numër 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë, që mendohet se është dhe autori i plagosjes.
Informacioni paraprak:
Plagos me thik një shtetas, arrestohet në flagrancë autori
Më datë 20.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta
Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.
(E.K/Shuplaka)