18:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reali dhe Barcelona nuk zhgënjejnë, e startojnë kampionatin me fitore

08:25 | 21/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reali dhe Barcelona nuk zhgënjejnë, e startojnë kampionatin me fitore

Për të gjithë të apasionuarit ndaj futbollit ka lajme të mira. Tashmë kanë startuar pothuajse të gjitha ligat më të mira të futbollit. Kështu në Spanjë, në javën e parë të La Ligas, Reali dhe Barcelona kanë arritur të korrin fitore bindëse.

Barcelona mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 skuadrën e Real Betisit.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 36 falë autogolit të shënuar nga Toska, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Serxhi Roberto që dyfishoi shifrat. Ky rezultat nuk ndryshoi më deri në fund të takimit, por duhet përmendur që Lionel Mesi goditi tre herë shtyllën, duke qenë i pafat për të shënuar emrin mes golashënuesve të këtij takimi.

Kjo fitore i jep Barcelonës njëfarë qetësie psikologjike pas periudhës së vështirë që po kalon në kohët e fundit e cila filloi me shitjen e brazilianit Nejmar dhe më pas mes humbjen e Superkupës së Spanjës përballë Realit të Madridit.

Nga ana tjetër as Reali i Madridit nuk zhgënjeu teksa ka mposhtur në transfertë me rezultatin 0-3 Deportivo La Korunjën.

Kampionët e Spanjës kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Garet Bejl ndërkohë që 7 minuta më vonë Kasemiro dyfishoi shifrat. Në minutën e 62-të Toni Kros shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e madrilenëve. Në minutën e 2-të të shtesës Ramos u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: barcelonakampionatiReali i Madriditsport
Pas

Neymar s’i mban dot lotët kur nderojnë viktimat e sulmit në Barcelonë (VIDEO)

Para

Familja e kishte shpallur të zhdukur pas sulmit në Barcelonë, zbulohet fati i 7-vjeçarit

Para
Familja e kishte shpallur të zhdukur pas sulmit në Barcelonë, zbulohet fati i 7-vjeçarit

Familja e kishte shpallur të zhdukur pas sulmit në Barcelonë, zbulohet fati i 7-vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

Rrëshqitje dheu në Indonezi, 9 të vdekur dhe 11 të zhdukur

Goditje e madhe kundër trafikut ndërkombëtar/52 të ndaluar dhe miliona euro të sekuestruara

Vjosa Osmani në Zvicër, mesazh për diasporën shqiptare

Kaos në Bilbao para finales së Europa League: Fansat anglezë shkatërrojnë qytetin…

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

“BE është sulur me histeri ndaj SHBA-ve për sanksione ndaj nesh”, Lavrov: Rusia nuk do të pranojë qasjen “armëpushim dhe të shikojmë” për Ukrainën

EMRI/ Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.