13:08 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri në 2016-n: ja si renditemi në botë

09:02 | 21/08/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konsumi i çokollatës arriti rekord në Shqipëri në 2016-n: ja si renditemi në botë

Konsumatorët shqiptarë po e preferojnë gjithnjë e më shumë çokollatën, ndonëse mbeten shumë poshtë nivelit të konsumit të shteteve të tjera europiane, sidomos atyre perëndimore.

Importet e çokollatës dhe produkteve të tjera të kakaos arritën rekord në Shqipëri në vitin 2016, duke e kaluar nivelin e 18 milionë dollarëve, sipas të dhënave të raportuara nga Doganat. Ky është niveli më i lartë rekord, që pas viteve ’90, që kur Shqipëria filloi të importonte lirisht produkte nga e gjithë bota. Në raport me një vit më parë, importet e çokollatës janë rritur me gati 30%, ndërsa në krahasim me një dekadë më parë janë trefishuar.

Në sasi, rezultojnë të jenë importuar 4.3 milionë kg çokollatë gjatë vitit 2016, ku një pjesë të konsiderueshme zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës .

Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.5 kg në vit në 2016-n.

Ndonëse në nivele rekord, ai mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.

Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.

Importuesit më të mëdhenj në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Doganat për vitin 2015, kompania më e madhe importuese e çokollatave dhe produkteve të kakaos është Inter Trade & Distribution, me markat kryesore, Kinder, Nutella, Kinder Rosher est. Snicker importohet nga Interbrands dhe In-Food.  Elka-Sa ka importuar rreth 780 mijë kg çokokrem dhe çokollatë në vitin 2015, po sipas të dhënave nga Doganat./ Monitor

 

 

Etiketa: cokollatakonsumishqiptaret
Pas

Konsumoni rrush, parandalon një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse

Para

Heqja e vizave, Pamupuri për Bushatin: Lajthitja e ministrit të Jashtëm që kërkon ta hedhë fajin te opozita

Para
Heqja e vizave, Pamupuri për Bushatin: Lajthitja e ministrit të Jashtëm që kërkon ta hedhë fajin te opozita

Heqja e vizave, Pamupuri për Bushatin: Lajthitja e ministrit të Jashtëm që kërkon ta hedhë fajin te opozita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga vrasja në tentativë tek grupi i strukturuar kriminal/ I dënuar për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian gropos shtetin ligjor, Rama përhap dezinformime me zyrat e klonuara të shtypit

“Burg dhe gjoba të mëdha për shtesat pa leje”, Rama paralajmëron ndërtuesit

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

Operacioni “Ura”, Apeli i GJKKO shtrëngon masën për avokatin e arrestuar

“Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës

Vijon operacioni “Pritja”/ Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Aulon Kalaja ankimon vendimin e KAS: Të hapen të gjitha kutitë e Durrësit, në SPAK nëse merret vendim i njëjtë

“Paketa e Maleve”, Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.