Policia e Tiranës ka hedhur dritë mbi ngjarjen ku u godit me mjete të forta gazetari Elvi Fundo. Sipas Policisë një nga autorët e dyshuar është identifikuar si Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë..
“Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F”, thuhet ne njoftimin e Policise.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Mbetet për t’u parë kush është personi tjetër i përfshirë në ngjarje, ndërsa pjesa më e vështirë e hetimit është porositësi i dhunës ndaj gazetarit. E
lvi Fundo u rrah nga dy persona në mars të këtij viti, ndërsa ishte duke ecur pranë ish Stacionit të Trenit në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.
(E.K/SHUPLAKA)