Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masen “arrest me burg” për Tajar Kazanxhi, i akuzuar për vrasjen e bashkeshortes në Plug të Lushnjës.
Ai vrau me sqepar para disa ditësh gruan e tij, 51- vjeçarjen Natasha Kanzanxhiu. Ajo gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë pas disa orësh luftë me vdekjen që nga momenti i krimit.
Sipas të dhënave të Policisë, dy bashkëshortët jetonin të vetëm në fshatin Plug. Ata ishin prindër të dy vajzave, të cilat janë të martuara. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë vetëm viktima.
Kjo e fundit ka qenë duke prashitur perimet që i kishte mbjellë në një sipërfaqe në fund të oborrit, kur i shoqi është kthyer në banesë rreth orës 18:15. Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka nisur pa shkak të debatojë me të shoqen, e cila herë pas here i kërkonte të punonte dhe të mos pinte.
Për këtë shkak, debatet mes tyre kanë qenë të vijueshme, pasi i zoti i shtëpisë thuajse çdo ditë shkonte i dehur në shtëpi. Sipas të dhënave, pas një debati momental, 55- vjeçari e ka dhunuar të shoqenn ndërsa kjo e fundit ishte në banesën e vajzës së saj. (J.V/Shuplaka)